Një 61-vjeçar ka humbur ndjenjat ndërkohë që drejtonte mjetin e tij taksi.
Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ai ka humbur jetën, ndërkohë që dyshimet e para janë se kjo ka ndodhur për shkaqe natyrore.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.