Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Laçit, ku një biznes është qëlluar disa herë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në oret e para të mëngjesit te kësaj te enjteje, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Nga raportimet mësohet se është qëlluar me rreth 30 plumba drejt dyqanit të një 36-vjeçari me inicialet F.T.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin-Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e dyqanit në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.
Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.