“Bashke Fitojmë” çon në Kolegj KQZ-në: Të vendoset emri i Berishës në fletën e votimit të këshillave bashkiakë. Ja kur hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues

Shqipëria

“Bashke Fitojmë” çon në Kolegj KQZ-në: Të vendoset emri i Berishës në fletën e votimit të këshillave bashkiakë. Ja kur hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues

Më: 20 prill 2023 Në ora: 21:17
Celibashi

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor në lidhje me vendimin e marrë mbi fletët e votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Koalicioni kërkoi që përbri emrit “Bashkë Fitojmë” të vendosej si drejtues i koalicionit emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, kërkesë që u hodh poshtë ditën e djeshme nga KAS.

 Në vendimin e të cilit u bë i ditur se përbri emrit të koalicionit duhet të shkruhej emri i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Ndërkohë mësohet se nesër hidhet shorti për përcaktimin e trupës gjykuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat