“Shteti është unifikuar me politikën”- Fatmir Mediu rendit problematikat e zgjedhjeve të 14 Majit

Shqipëria

“Shteti është unifikuar me politikën”- Fatmir Mediu rendit problematikat e zgjedhjeve të 14 Majit

Më: 20 prill 2023 Në ora: 22:23
Kryetari i Partisë Republikane, Famtir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Famtir Mediu në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV ka renditur problematikat që po hasen në zgjedhjet e 14 majit. Sipas Mediut, shteti është është unifikuar me politikën, ndërsa ngriti shqetësimin e përdorimit të fondeve publike.

Mediu solli në vëmendje edhe aplikacionin aktivisti, që sipas tij është në nivele më të larta sesa patronazhisti.

Duke ironizuar fushatën e Ramës, Mediu u shpreh se “të gjitha ambientet publike që duhet të ndahen mes partive, janë zënë sot nga posterat e Edi Ramës”.

“Janë çuar drafte-propozime që nuk janë shqyrtuar asnjëherë. Janë çuar edhe nga shoqëria civile. Çështja e komisionit të reformës zgjedhore po zvarritet. Pjesa e dytë që unë i shtova, është unifikimi i shtetit me politikën. Përdorimi i fondeve të buxhetit, i taksave të shqiptarëve, është një krim elektoral.

Për të vijuar me aktivistin që ka kaluar nivel më lartë se patronazhisti , që marrin të dhënat e qytetarëve për të votuar. Për të vijuar me përjashtime të qëllimshme të kandidatëve të opozitës nga fushata elektorale. Të gjitha ambientet publike që duhet të ndahen mes partive, janë zënë sot nga posterat e Edi Ramës.

Me urdhër të ministrisë së Arsimi, që nuk lejonte që në listat për Këshilltarë të kishte arsimtarë apo pedagogë. Kjo ka shkuar në absurd. Është shkelje e hapur e kodit zgjedhor. Për të mos folur për disbalancën financiare. Biles bëhet një shpërndarje e pakuptimtë. Fondet për zgjedhje nuk janë dhënë akoma. KQZ shpërndan paratë që shpërndan buxheti. Për çfarë të duhen paratë pas fushate. Akordon para për partitë politike dhe PS thotë po mbjell pemë. Këto janë dhënë si nevojë dhe hapësirë e bisedimit me qytetarët”, tha Mediu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat