Ironizon Bushati: Mos u çuditni, pas 1 jave Berisha do quhet Alush Alushi

Shqipëria

Ironizon Bushati: Mos u çuditni, pas 1 jave Berisha do quhet Alush Alushi

Më: 21 prill 2023 Në ora: 00:34
Analisti Andi Bushati

Analisti Andi Bushati ironizoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e KAS për të mos lejuar emrin e Sali Berishës si drejtues i koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Bushati u shpreh se vendimi është diktuar Edi Rama të gjithë fushatën e ka ndërtuar kundër Metës dhe Berishës, por në letër do të ketë përballë një opozitë që e cakton ai.

“Mos u çuditni që pas një jave do marrë Rama vendim që Sali Berishën ta quajnë Alush Alushi se nuk e do Amerika me këtë emër dhe do ta regjistrojmë në gjendje civile me tjetër emër. Jemi në pikën që kemi opozitën kryesore të vendit që t’i thonë ti s’je opozitës, e cakton Edi Rama kush është opozitë.

Rama e ka gjithë fushatën kundër Saliut dhe Metës ndërsa në letër ka vendosur të mos ketë këta por një tjetër, në mënyrë që opozitës reale mos t’i i japë paratë, komisionerët, kohën mediatike. Të gjitha palët hyjnë kot në këto zgjedhje, se janë të manipuluara nga një njëri i vetëm”, tha Bushati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat