Një vjeçar me iniciale A.M. është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka vjedhur dhjetëra bizhuteri në një banesë.
Ai ka marrë një sasi të konsiderueshme parash, 9 ora dore, 13 varëse, 9 byzylykë dhe bizhuteri të tjera.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”.
Vodhi në banesën e një shtetasi, para dhe sende (bizhuteri) me vlerë të konsiderueshme, kapet disa orë pas kryerjes së vjedhjes dhe arrestohet 46-vjeçari.
Ky shtetas, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale.