Meta zbarkon te Komuniteti Mysliman dhe u jep mesazhin e rëndësishëm qytetarëve

Shqipëria

Meta zbarkon te Komuniteti Mysliman dhe u jep mesazhin e rëndësishëm qytetarëve

Më: 21 prill 2023 Në ora: 11:14
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi kanë vizituar Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Meta uroi që shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari e sidomos të fëmijëve dhe të rinjve të këtij vendi.

“Kënaqësi e veçantë për të uruar sot të gjithë besimtarëve myslimanë Zoti tua pranojë sakrificat, agjërimin dhe lutjet e tyre përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari e sidomos të fëmijëve dhe të rinjve të këtij vendi për një ardhme më të mirë të gjithë së bashku. Gëzuar!”, u shpreh Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat