Një vajzë ka qenë “ molla e sherrit”, mes të rinjvë Axel Hoxha dhe Stiven Toshkësi që çoi dhe në përplasjen mes tyre, ku si pasojë shtetasi Stiven Toshkësi u vra.
Ndërkaq është zbardhur edhe dëshmia e të dashurës së 20-vjeçarit, Stiven Toshkësit.
Ajo ka thënë para uniformave blu se autori i krimit, Axel Hoxha, e shqetësonte në rrjetin social Instagram.
Sipas saj, këto shqetësime nga ana e autorit të krimit, janë vënë re nga i dashuri i saj 20-vjeçar, gjë që ka sjellë konfliktin mes Stiven dhe Axel.
Por në dëshminë e tij, Axel Hoxha ka mohuar ta ketë ngacmuar vajzën duke thënë se takimet dhe kontaktet mes tyre ishin të pashmangshme për shkak se ishin në një klasë.