Është publikuar një tjetër foto e autorit të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë e fiksuar nga kamerat e sigurisë momenti kur largohet nga vendi i ngjarjes me një motor.
Në foto vrasësi është kapur me fytyrë por i maskuar.
Atij i duken vetëm sytë.
Nga 7 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit.
Plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.