Veliaj në Laprakë: Fituam në të 27 njësitë e Tiranës, por këtu thyem një mit! Në 14 maj kemi një shans historik

Shqipëria

Veliaj në Laprakë: Fituam në të 27 njësitë e Tiranës, por këtu thyem një mit! Në 14 maj kemi një shans historik

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati i Partisë Socialiste në Tiranë, Erion Veliaj ka vijuar fushatën e takimeve elektorale në Laprakë. Pasi mbolli së bashku me komunitetin disa pemë në këtë zonë, Veliaj tha se në Njësinë 11 PS synon më shumë se 50% të votave në 14 Maj.

Ne kemi thyer një mit. Kemi fituar në të 27 njësitë e Tiranës. Por në Laprakë, në Njësinë 11, ne jemi më në fund forca e parë politike e këtij komuniteti,” u shpreh Veliaj.

Ai kërkoi nga qytetarët votën për Partinë Socialiste, e vetmja që besimin e tyre e kthen në punë dhe në investimet e duhura.

“Ka një arsye pse Astiri voton PS, ka një arsye pse Liqeni i Thatë voton PS, ka një arsye pse Sauku voton PS. Ata besojnë që kush bën 40 shkolla, bën edhe 44! Kush bën 100 rrugë, bën edhe 105. Kush bën 1 milionë mbjellje pemësh mund të bëjë edhe më shumë se aq, sepse vetëm puna na çon përpara,” deklaroi Veliaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat