“Kavaja, ‘Meka e demokracisë’”/ Gjekmarkaj ironizon deklaratat e Berishës: Meka është e shquar për besimin

Shqipëria

“Kavaja, ‘Meka e demokracisë’”/ Gjekmarkaj ironizon deklaratat e Berishës: Meka është e shquar për besimin

Më: 21 prill 2023 Në ora: 23:23
Agron Gjekmarkaj

Agron Gjekmarkaj ka komentuar deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas takimit të këtij të fundit të zhvilluar sot në Kavajë.

Berisha e cilësoi Kavajën si “Meka e demokracisë”, ndërsa Gjekmarkaj me tone ironizuese shprehet se Meka është e shquar për çështje besimi, por me demokracinë ‘nuk i ka dhe aq mirë punët’.

REAGIMI:

Dëgjova sot Doktorin që duke lëvduar me të drejtë cilësitë e Kavajës e quajti atë “Meka e demokracisë”. Me sa di unë demokracia lindi per herë të parë në Athine e mund të thuhej “Kavaja Athina e Demokracisë” se Meka është e shquar për çështje besimi po me demokracinë sikur si ka patur e si  ka punët edhe aq mirë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat