Zjarri në spitalin e Shkodrës, zjarrfikësit shuajnë flakët - dëme të shumta materiale

Shqipëria

Zjarri në spitalin e Shkodrës, zjarrfikësit shuajnë flakët - dëme të shumta materiale

Më: 22 prill 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një zjarr i rënë mëngjesin e sotëm në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat