U vetëdorëzua, Gjykata jep masën e sigurisë për autorin e vrasjes së 20 vjeçarit në Tiranë

Shqipëria

U vetëdorëzua, Gjykata jep masën e sigurisë për autorin e vrasjes së 20 vjeçarit në Tiranë

Më: 22 prill 2023 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Axel Hoxhaj, i cili u vetëdorëzua dy ditë pas vrasjes së 20-vjeçarit Stivens Toshkëzi.

Në seancën gjyqësore, Hoxhaj ka pranuar krimin dhe është mbrojtur përmes avokatit Ardian Kalia.

Një ditë më parë togat e zeza lanë në burg edhe bashkëmoshatarin Ensi Maze, i cili akuzohet për prëfshirje në krim.

Maze pretendoi ditën e djeshme se ai nuk është i përfshirë në krim dhe se masa e sigurisë ndaj tij ishte jo e drejtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat