Goditi dhe kërcënoi policin, e pëson keq 35-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Goditi dhe kërcënoi policin, e pëson keq 35-vjeçari në Tiranë

Më: 22 prill 2023 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar në Tiranë ka goditur dhe kërcënuar një nga punonjësit e forcave blu.

Si pasojë, shtetasi SH.B. ka rënë në prangat e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Sh. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur dhe kanosur për shkak të detyrës, një punonjës Policie“, thuhet në njoftimin publik.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat