Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, si tentoi Ramazan Rraja të korruptonte policët në këmbim të lirisë

Shqipëria

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, si tentoi Ramazan Rraja të korruptonte policët në këmbim të lirisë

Më: 22 prill 2023 Në ora: 15:26
Rrahman Rraja

Mbrëmjen e 19 prilli, policia arrestoi  Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili ka qenë në kërkim për atenatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit në vitin 2019.

Rraja dhe miku i tij Luis Konomi lëviznin me një automjet të blinduar. Pas ndërhyjes së policisë në një lokal në zonën e Urës së Gjoles, Ramazan Rraja dhe Luis Konomi tentuan të largohen nga dera e pasme e më pas me një automjet të blinduar që lëviznin. Rrethimi i zonës nga policia bëri që ata të neutralizoheshin ndërsa në momentin e ndalimit Ramazan Rraja u propozoi policive një marrveshje në këmbim të lirisë.

Sipas euronews, “Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim” mësohet të jetë shprehur 30 vjeçari i cili mbante në brez dhe një pistoletë gati për qitje.

Bashkë me Rrajën, në pranga përfundoi edhe Luis Konomi i njohur edhe me emrin Elton Llozhi dhe nofkën “Çupja”,  i cili ishte në kërkim për kërcënimin e një biznesmeni për t’u tërhequr nga një tender. Ramazan Rraja u la në burg të premten nga Gjykata e Posaçme megjithse ai mohoi akuzat e ngritura nga SPAK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat