Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e ka quajtur kryeministrin Edi Rama hajdut të buxhetit të shtetit.
Komentet Vasili i bëri përmes një reagimi me ironi në faqen e tij në Facebook, ku tha se Ramës i paskan hequr trurin dhe jo apandesitin.
Duke e quajtur kryeministrin një “zorrë qorre”, Vasili thotë se ai vjedh pa mëshirë buxhetin e shtetit, pasi kujton se i ka lekët e buxhetit të shtëpisë së tij.
Reagimi i Vasilit:
Këtij Rames i paskan hequr trurin dhe jo apandicitin!
Po dhe mjeket s’kane faj, se ky zorren qorre e ka ne tru!
Ky zorra qorre ngaqe e vjedh pa meshire buxhetin e kujton se i ka leket e shtepise!
Ky zorra qorre eshte bere si kanoçet te bishti i qenit qe bejne zhurme dhe qesh tere dynjaja!