Policia po vijon kërkimet për dy të zhdukurit në Sarandë, bashkë me familjarët e këtyre të fundit.
Uniformat blu kanë nisur kontrollet për gjetjen e Leonard Thodhorit, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqit.
Dyshimet janë se ata mund të jenë vrarë dhe groposur në fshatin Vrinë të Konispolit.
Dyshohet se pas ekzekutimit, trupat e tyre mund të jenë groposur në këtë zonë.
Në aksion marrin pjesë forca të shumta policie, FNSH dhe dhjetëra familjare të dy personave të zhdukur.