Zëdhënësja e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për kryetar të bashkisë së Tiranës Silvi Bardhi ka publikuar sot të dhënat për shkollimin e Belind Këlliçit.
Bardhi tha se Veliaj shpif dhe sulmon, sepse nuk ka bilanc. Sipas saj, shkresa e “Harri Fultz”, tregon se Belind Këlliçi ka qenë nxënës me mesataren 9.7 dhe nisur nga këto rezultate është zgjedhur dhe President i Këshillit Studentor ne vitin 2004.
Ajo theksoi se shkresa e shkollës, tregon se si në shumë raste të tjera, si një praktikë që e kanë ndjekur shumë nxënës për të vijuar studimet në SHBA, në Britani, apo Çeki, edhe në rastin e Belind Kelliçit, kjo ka ndodhur pas 4 viteve.
“Procesi i pranimit në Universitetin shtetëror të Marylend-it, është shumë serioz.
Në Universitetin e Marylend-it, nuk ka asgjë të ngjashme me “Kinema Baldushkun” e Erion Veliajt dhe nuk blihet një pishë me 5 mijë euro”, deklaroi Bardhi.