Berisha nën strehën e PL? Meta: Spekulim i Ramës, është i tmerruar nga kjo aleancë e hekurt

Shqipëria

Berisha nën strehën e PL? Meta: Spekulim i Ramës, është i tmerruar nga kjo aleancë e hekurt

Më: 25 prill 2023 Në ora: 13:45
Kreu i PL-së, Ilir Meta

Kreu i PL-së, Ilir Meta i ka quajtur spekulime akuzat e Ramës se Berisha “ka gjetur strehë tek Partia e Lirisë, duke theksuar se kryeministri është i tmerruar nga aleanca e hekurt e Bashkë Fitojmë.

Meta deklaroi nga Elbasani se “ka ikur koha që qytetarët të votojnë për punë partish dhe siglash”, teksa shtoi se primare për ta janë “njerëzit që do u zgjidhin problemet e tyre të përditshme”.

Spekulime të të gjithë atyre që janë tmerruar nga kjo aleancë e hekurt dhe parimore mes PL dhe PD, ideja që ka gjetur strehë tek Partia e Lirisë është një spekulim i Ramës me shokë për arsye se PD është shumë e madhe për tu strehuar tek PL.

Aleanca e fortë dhe e hekurt e PD-së dhe PL, si edhe partive të tjera është shumë herë më e madhe ndaj edhe i ka tronditur, shokuar, reagojnë me dhimbje dhe dëshpërim shumë të madh.

Kjo aleancë është në shërbim të qytetarëve. Si është më mirë që një grup me një kryetar bashkie e disa këshilltarë të vendosin pa asnjë lloj transparence për gjithçka që ka të bëjë me qytetarët e Elbasanit, për taksat, të ardhurat, shërbimet apo gjithçka të bëhet para syve të qytetarëve? Vetëm transparenca garanton luftën kundër korrupsionin. Edhe investimet nuk do bëhen sipas qejfit.

Ka ikur koha që qytetarët të votojnë për punë partish dhe siglash sidomos në zgjedhjet vendore, do votojnë për njerëzit që do zgjidhin problemet e tyre të përditshme. Që të mos kemi situatën ku ndodhet Tirana, ku po të hysh në rrugët e Astrit, Freskut duhet të kesh kujdes se thyen këmbët e qafën nga gropat”, tha Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat