Gjykata e Lartë ka refuzuar ekstradimin e shtetasit kinez Liangbin Chen.
Përmes një njoftimi, Gjykata e justifikon vendimin e saj duke argumentuar se Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Kinën.
Shtetasi kinez, Liangbin Chen, erdhi nga Dubai për t’u strehuar në Shqipëri, ku edhe u arrestua më 21 korrik në Rinas.
Chen akuzohet si kreu i një grupi në Kinë, që përmes mashtrimeve kompjuterike zhvati 145 mln euro.