Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe kandidati i “Bashkë fitojmë”, Fisnik Qosja kanë zhvilluar një takim në Sharrë të Kavajës në kuadër të fushatës elektorale të 14 majit.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Salianji shkruan se kavajasit tashmë e kanë marrë vendimin për të votuar ndryshimin në 14 maj.
Postimi i tij:
Kavaja ka marrë vendimin, në 14 Maj të gjithë të bashkuar për ndryshim! Sot në lagjen Sharrë mbështetje masive për Fisnik Qosja.