Ministrja e Financave tri arsyet: Ja pse euro shkoi në pikiatë

Shqipëria

Ministrja e Financave tri arsyet: Ja pse euro shkoi në pikiatë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u pyet sot në lidhje me rënien e fortë të Euros në javët e fundit. Tri janë arsyet sipas saj pa përjashtuar paratë e pista. Ministrja theksoi se në këtë rënie kanë ndikuar hyrjet nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja.

“Unë do të qëndroja te paraja informale, që ekzsiton, Banka e Shqipërisë ka një matje dhe indikator për paranë jashtë bankave, që nuk është i lidhur me fushatat elektorale dhe nuk ka një element shtesë këtë vit.

Zhvlerësimi i Euros dhe forcimi i lekut është i lidhur me hyrjet e të ardhurave që kemi pasur gjatë këtij viti. Po ashtu investimet e huaja direkte janë rritur në neto dhe kjo ka qenë një tjetër arsye.

Flukset hyrëse kanë qenë në rritje nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat