Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj/ Gjykata e Lezhës merr vendimin për 6 autorët e dyshuar

Shqipëria

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj/ Gjykata e Lezhës merr vendimin për 6 autorët e dyshuar

Më: 27 prill 2023 Në ora: 10:15
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg ndaj 6 autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Akuzat e ngritura janë vrasje për gjakmarrje e vrasje të kryer në bashkëpunim. Gazetarja Glidona Daci raporton se ekzekutori direkt, portugezi Ruben Saraiva dyshohet që të jetë me origjinë nga vendet arabe.

Sipas të dhënave të gazetares, njëri nga britanikët, pikërisht Steven Hunt që ka patur rolin e vëzhguesit të afërt, mbërriti në Shqipëri në muajin Shkurt ku qëndroi 2 ditë dhe u larguar përsëri. Më pas erdhi sërish bashkë me pjesën tjetër të grupit po në muajin Shkurt.

Portugezi dhe 4 britanikët janë pritur në aeroportin e Rinasit nga Edmond Haxhia, që sipas grupit hetimor, është porositësi, organizatori dhe financuesi i atentatit.

Edmond Haxhia ka qenë duke i pritur në një lokal disa metra larg aeroportit në një zonë jo me shumë ndriçim.

Por ka qenë një kamera sigurie që i ka filmuar të gjithë bashkë grupin prej 6 personash. Të gjithë janë dokumentuar që takohen së bashku me njëri-tjetrin.

Pas vrasjes së Nikulajt më 19 Prill, të gjithë u larguan nga Shqipëria. Portugezi Ruben Saraiva, gruaja britanike Harriet Bridgeman dhe njëri nga britanikët e tjerë u larguan drejt Greqisë dhe besohet se ndodhen ende në shtetin grek.

Britaniku Harry Simson rezulton që të jetë i dënuar disa herë në Britani të Madhe për agresion dhe drogë.

Policia e Shtetit ka deklaruar se vrasja ka ndodhur për gjakmarrje. Edmond Haxhia është kushëri i parë i fisit Lekstakaj që është në hasmëri me fisin Nikulaj që në vitin 1997.

Grupi:

Edmond Haxhia, shqiptaro-britanik

Ruben Saraiva, ekzekutori portugez

Harry Simson, britanik

Thomas Mithan, britanik

Steven Hunt, britanik në rolin e vëzhguesit

Harriet Bridgeman, britanike

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat