Kryeministri Edi Rama do jetë i pranishëm ditën e nesërme në Greqi. Rama do marrë pjesë në forumin ekonomik te Delphit. Sipas axhendës, kreu i Qeverisë pritet të ketë fjalën në panelin e datës 28, të organizuar në orën 18:15-18:40, ku do të diskutohet për çështjet me natyre ndërkombëtare.
Në këtë forum do të marrin pjesë krerë shtetesh, politikbërës si dhe udhëheqës biznesi nga e gjithë bota. Një mori folësish të shquar do të trajtojnë një sërë çështjesh nga lufta në Ukrainë dhe globalizimi deri te Greqia si një qendër arsimore dhe e ardhmja e Demokracisë.
Forumi do të ketë mbi 990 folës nga 71 vende dhe pritet të zgjasë për katër ditë.
“Folësit e huaj përfshijnë presidentin e Qipros Nikos Christodoulides , kancelari federal i Austrisë Karl Nehammer, presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, presidenti i Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic. , kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic, kancelari federal i Austrisë, Karl Nehammer, nënkryetarët e Komisionit Evropian Frans Timmermans dhe Maros Sefcovic, evropiani. Komisioneri i Tregut të Brendshëm Thierry Breton, për kryeministrat Carl Bildt të Suedisë, Alexander Stubb të Finlandës dhe Zoran Zaev të Maqedonisë së Veriut, si dhe Kryetarin e Komisionit të Senatit të SHBA për Marrëdhëniet me Jashtë Bob Menendez“, thuhet në mediat greke.