Zbardhen detaje të reja nga zhdukja e 2 personave në Sarandë, gjendet makina e autorëve dhe shtëpia ku u mbajtën

Shqipëria

Zbardhen detaje të reja nga zhdukja e 2 personave në Sarandë, gjendet makina e autorëve dhe shtëpia ku u mbajtën

Më: 28 prill 2023 Në ora: 12:16
Koçolja dhe Sulovari janë vrarë dhe trupat e tyre mund të jenë groposur në fshatin Vrinë

Policia e Sarandës arrestoi ditën e sotme një person i dyshuar se ka dijeni për zhdukjen e Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Gazetarja e Euronews Albania Ebrieta Maçaj raportoi se personi i vënë në pranga, 28-vjeçari Sofokli Baxheri, u ka lënë me qira një banesë dhe një garazh në fshatin Nivicë bashkia Himarë, autorëve të dyshuar për rrëmbimin e dy 46-vjeçarëve, Koçolja dhe Sulovari.

Në oborrin e shtëpisë së të arrestuarit, policia ka gjetur edhe një automjet që dyshohet se është përdorur për rrëmbimin e dy të zhdukurve.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se Koçolja dhe Sulovari janë vrarë dhe trupat e tyre mund të jenë groposur në fshatin Vrinë, Konispol.

Leonard Thodhori, i njohur si “Koçole” ka qenë i dënuar disa herë. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997, ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat