Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për fushatën elektorale të koalicionit "Bashkë Fitojmë".
Ai i ka kthyer një përgjigje ftesës së Erion Veliajt për debat publik.
Ylli Rakipi: Veliaj sapo ju ka ftuar në debat publik. Ju si i përgjigjeni?
Sali Berisha: Ai të më falenderojë mua sepse e nxorri Rama më në fund sepse ia zhduku figurën fare. Nuk ka ndodhur kurrë që mos të jetë kandidati në billbordet e qytetit. Turpërohet nga fytyra e tij sepse del keq ne polle (sondazhe).
Enton Abilekaj: Veliaj në fushatë po fliste prapë për ju dhe Ilir Metën. Çfarë është më e keqja, Rama thotë atyre nuk u hap njeri derën edhe sikur të marrin vota.
Sali Berisha: Rama thotë gjithmonë ato që nuk beson vetë, por i ka hyrë lepuri thellë në bark. Rama e di që këto zgjedhje janë stacioni i fundit i tij.
Ylli Rakipi: Me Veliajn e pranon debatin?
Sali Berisha: Ai ka kompleksin e Ramës dhe këtë e përdor. Zhvillohet një proces midis tyre. Ai e nxorri Velinë sot pas sulmeve që i bëra unë. Ka kompleks. Ai e di që po ikën.