Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se thirrja e Aishe Haklajt nga SPAK është vetëm një procedurë formale që Prokuroria e Posaçme duhet të ndjekë pasi sot është dita e fundit e hetimit.
Sipas tij, pas kallëzimit në 2021 SPAK duhet të niste hetimin, gjë që nuk e ka bërë pasi siç tha, nuk shkon dot në qarqet e larta.
“Pasi është bëtë hetimi, SPAK duhet të nisë hetimin, që ngec se nuk shkon në qarqe të larta. SPAK dështoi, paratë i merr, rrogat i ka të larta, mbrojtjen e ka. Ishte gabim që u formua nga strukturat e vjetra të drejtësisë.
Amerikanët duhet të sjellin këtu prokurorë që janë jashtë shtetit. Kreu i ri i SPAK e nisi mirë po u tërhoq, nuk bëhet vetëm ajo punë. Sot ishte dita e fundit e hetimit, e kanë marrë se përndryshe përgjegjësia do ishte e tyre”, tha Ngjela.