Arrestohen në Angli porositësi dhe dy spiunët e “skuadrës” së vrasjes në Shëngjin

Shqipëria

Arrestohen në Angli porositësi dhe dy spiunët e “skuadrës” së vrasjes në Shëngjin

Më: 29 prill 2023 Në ora: 12:29
Ardian Nikulaj

Tre prej 6 personave të kërkuar nga policia shqiptare për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, janë arrestuar në Angli.

Sipas Top Channel ata janë Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan.

Gjykata e ekstradimeve në Londër përmes postës elektronike konfirmoi për gazetarin Muhamed Veliu, se ata do të dalin mesditën e sotme përpara kësaj gjykate për të vlerësuar masën e sigurisë.

Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë arrestuar në Londër përmes një operacioni të gjerë policor, një ditë pas marrjes së kërkesës nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat