Arrestohet shtetasja britanike e përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

Shqipëria

Arrestohet shtetasja britanike e përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

Më: 29 prill 2023 Në ora: 15:24
Viktima Ardian Nikulaj

Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët.

Kjo për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat