Behar Haxhiu do të jetë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kurbin, për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai u prezantua nga ish- kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.
Gjatë mitingut elektoral, ish-kryetarja e parlamentit i ftoi kurbinasit të zgjedhin alternativën e duhur në zgjedhjet e 14 majit.
Sipas Topallit, Haxhiu është një biznesmen dhe menaxher i sprovuar, që tani po kandidon për të fituar bashkinë e Kurbinit.
“Në kulmin e karrierës së tij politike (në Kurbin) të karrierës si biznesmen e menaxher i sprovuar, Bahar Haxhiu kandidon për të fituar bashkinë e Kurbinit.
Dje ne Laç dhe ne Sanxhak në takim me gra dhe banore, që bënë një pritje entuziaste për Behar Haxhiun”, shkruan Topalli në facebook.