Së fundmi një video e portugezit që vrau biznesmenin në Lezhë është publikuar së fundmi.
Mësohet se video e transmetuar është xhiruar në një nga lokalet e Shkodrës. Filmimet janë bërë vetëm pak ditë përpara se të ekzekutonte biznesmenin Ardian Nikulaj, në Shëngjin.
Portugezi i shpallur në kërkim ndërkombëtar shihet duke qeshur me disa persona të tjerë. Flet shqip dhe përdor një fjalor banal, me sharje që ia mësojnë ata që ka përreth.
Hetimet e policisë zbuluan se ai kishte hyrë në Shqipëri që më 14 Shkurt dhe ka qëndruar në Shkodër e Lezhë me Edmond Haxhinë deri më 19 Prill, kur ekzekutoi 50-vjeçarin Nikulaj.
Saraiva dhe Harry Simson janë dy personat e vetëm në arrati nga 6 të shpallurit në kërkim. Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Tomas Mithan dhe Harriet Bridgeman u kapën në Londër, në zona të ndryshme, të shtunën e 29 Prillit.