Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit në Shkodër, i cili u gjet i pajetë në një banesë. Ngjarja ndodhi në lagjen Skëndërbeg.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se Petrit Vuksani ka qenë i vetëm në banesë kur persona të paidentifikuar ende kanë hyrë brenda dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.
Ndërkohë, 51-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte në Angli (1 muaj më parë).
Nga dëshmitë e fqinjëve të viktimës, mësohet se ata nuk kanë dëgjuar asnjë të shtëne më armë zjarri, ndërkohë që dyshohet se mund të jetë përdorur një silenciator.