Një 42-vjeçar ka goditur me çekiç në kokë një tjetër person, pas një sherri për motive të dobëta. 55-vjeçari i plagosur është identifikuar si Qazim Hyka dhe po merr ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 13:50, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, dyshohet për motive të dobëta, shtetasi E. S., 42 vjeç, banues në Fier, ka goditur me sende të forta (çekiç), shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Ndërkohë autori i ngjarjes është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.