Begaj do të marrë pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit Charles III

Shqipëria

Begaj do të marrë pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit Charles III

Më: 2 maj 2023 Në ora: 16:39
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, nisen të enjten për në Londër për të marrë pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, që do të zhvillohen, më 5 dhe 6 maj.

Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë të premten, do të marrin pjesë në pritjen e dhënë nga Mbreti Charles III dhe Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar në Pallatin Buckingham për Krerët e Shteteve pjesëmarrës në ceremoni.

“Ndërsa, ditën e shtunë, më 6 maj 2023, presidenti Begaj dhe Zonja e Parë do të ndjekin ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit dhe të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar në Kishën e Westminster.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këto ceremoni, Presidenti Begaj pritet të takohet edhe me krerë të ndryshëm shtetesh”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat