KQZ urdhëron heqjen e posterave të fushatës elektorale, shkelën Kodin Zgjedhor

Shqipëria

KQZ urdhëron heqjen e posterave të fushatës elektorale, shkelën Kodin Zgjedhor

Më: 3 maj 2023 Në ora: 13:43
Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur heqjen e të gjithë posterave të fushatës elektorale të afishuara në rrugë të ndryshme. Ky vendim vjen me argumentin se subjektet politike dhe kandidatët nuk i janë përmbajtur Kodit Zgjedhor.

Sipas Kodit Zgjedhor, partitë duhet të shënojnë krahas posterit se ky material propagandistik është në përgjegjësinë ligjore të subjektit që e ka afishuar.

Celibashi bëri me dije se afati për heqjen e tyre është deri të premten në orëen 24.

Heqja e tyre është përgjegjësi e Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit.

Më herët, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, i la 48 orë kohë të gjitha subjekteve garuese për vendoret e 14 majit që të vendosin mbishkrimin në Billboard dhe CityLight.

Denoncimi i parë u bë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe organizata vendore që monitorojnë fushatën. Ata pretenduan se në postera nxitet gjuha e urrejtjes ndaj figurave politike dhe kandidatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat