Shfaq shqetësime dhe komplikacione shëndetësore në mjediset e burgut të Fierit, ndërron jetë rrugës për në spital 52- vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në burgun e Fierit dhe dyshohet që shkak i vdekjes ka qenë një infarkt.
Shoku i dhomës ka konstatuar problemin shëndetësor i ka njoftuar autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital.
52-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Fierit.