Sot në ora 11:30, në magazinën e KQZ-së, në adresën Rruga Butrinti, Kashar, Tiranë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon Testimin Operacional për Sistemin e Votimit dhe Nnumërimit Elektronik.
Në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, zgjedhësit në Bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë do të votojnë nëpërmjet Pajisjes Elektronike të Votimit dhe Numërimit (PEVN).
Në zbatim të nenit 22 pika 6 të Kodit Zgjedhor, KQZ do të përdorë 3% të pajisjeve PEVN për të simuluar procesin e hapjes, mbylljes dhe transmetimit të votimit.