Pogradec- ngjarje e rëndë në Pogradec. Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër në ambientet e një banke të nivelit të 2-të në këtë qytet.
Jonel Dushku, ishte duke kryer veprime bankare dhe ka pësuar infarkt brenda bankës.
Dushku, nga fshati Leminot i Pogradecit, ndërroi jetë në vendngjarje pa mundur të shkojë me shenja jete në spital.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 35-vjeçarit.