Bejko: Do ta shpëtojmë PD-në/ “Qytetarët të votojnë për të ardhmen e Tiranës”

Shqipëria

Bejko: Do ta shpëtojmë PD-në/ “Qytetarët të votojnë për të ardhmen e Tiranës”

Më: 4 maj 2023 Në ora: 15:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati i PD për bashkinë e kryeqytetit, Roland Bejko, ka takuar qytetarët që banojnë në njësinë 5, të cilëve u ka shpjeguar programin e tij për Tiranën e 4 viteve të ardhshme.

Përveç premtimeve për bashkinë, Bejko u ka sqaruar edhe pozicionin e tij në raport me situatën brenda Partisë Demokratike.

“Ne duam ta shpëtojmë PD për demokracinë dhe të ecim përpara, në planin politik. Për Tiranën ne kemi një program të thjeshtë pa premtime të bujshme, ato që mund të bëhen. Për studentët kemi kartën e studentit që do të plotësohet me të drejta të tjera”.

Më pas, Bejko takoi edhe banorët e zonës së Astirit, të cilëve u ka shpërndarë programin e tij për Tiranën.

Bejko ka ftuar qytetarët të mbështesin Partinë Demokratike, për të ndryshuar të ardhmen e Tiranës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat