Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla iu drejtua sërish dy ditë më parë GJKKO ku kërkoi ndryshim të masës së sigurisë arrest me burg.
Apeli i GJKKO la në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën dhe ish-zyrtarët e tjerë të cilët u arrestuan për abuzimin me tenderin 322 mln lekë.
Alla kërkon ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Ai është prej disa ditësh i shtruar në spitalin e burgut.
Për rrjedhojë Gjykata e Posaçme ka caktuar ekspertët e mjekësisë ligjore për Allën.
Mbrojtja e Allës më herët ka thënë se ai vuan nga zemra dhe se burgu i rrezikon shëndetin.
Lefter Alla akuzohet nga SPAK se ka shpërdoruar detyrën dhe ka abuzuar me tenderat në Bashkinë që drejtonte.