Aksident në aksin Pukë-Fierzë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në lumë, tre të lënduar

Shqipëria

Aksident në aksin Pukë-Fierzë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në lumë, tre të lënduar

Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Pukë-Fierzë.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në lumin e Arrëzit.

Raportohet tre persona, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë, të cilët janë dërguar për ndihmë spitalore. Gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave  të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat