“Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë”, Meta mesazh në Ditën e Dëshmorëve: Do të kujtojmë gjithmonë me nderim sakrificat që ata bënë

Shqipëria

“Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë”, Meta mesazh në Ditën e Dëshmorëve: Do të kujtojmë gjithmonë me nderim sakrificat që ata bënë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 09:15
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën e Dëshmororëve.

Mesazhi i Metes

Sot në Ditën e Dëshmorëve në Gosë të Rrogozhinës vendosëm kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulani.

Ekzekutimi i tyre mizor nga pushtuesi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të trembur rininë anembanë vendit për t’ju bashkuar Luftës Antifashiste për Liri.

Ne do t’i kujtojmë gjithmonë me nderim dhe dashuri për sakrificat më sublime që ata bënë dhe kurrë nuk do e harrojmë porosinë e Margaritës se: Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat