Pas DASH, Berisha do të sanksionohet edhe nga BE, Ngjela del me paralajmërimin e fortë

Shqipëria

Pas DASH, Berisha do të sanksionohet edhe nga BE, Ngjela del me paralajmërimin e fortë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 09:35
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se vendimi e BE-së për të ndjekur praktikën e shpalljes “non-grata”, ka prapa një çështje më të madhe se korrupsioni. Në një intervistë për mediat, Ngjela u shpreh se kjo lëvizje nga BE, ka ardhur pasi dyshohet se korrupsioni i Tiranës ka lidhje me Moskën dhe se ka marrë ngjyrë antiamerikane.

Ai shtoi gjithashtu tha se personat të cilët kanë nisur këtë rrymë anti-amerikane do të vazhdojnë të marrin goditje nga BE dhe SHBA. “Të gjithë këtë lëvizje e ka trajtuar Uashingtoni, Saliu kundër Amerikës është, nuk e din ju? Nëse ka ndodhur kjo, do ketë goditje më të rënda se kaq kundër këtyre. Do vazhdojë goditja e tyre politike nga Uashingtoni, nga NATO dhe qarqet e larta të BE”, deklaroi ai.

Ndërsa i pyetur nëse Berisha është i frikësuar nga shpallja “non-grata” e BE-së, Ngjela theksoi se nuk arrin dot ta kuptojë përmes sjelljes së tij. “Nga sjellja nuk kuptohet gjë, nuk e ka dhe aq të qetë. Duhet parë sjellja. Duhet kontrolluar sjellja. Janë ndërmarrje të dështuara”, u shpreh ai. Ndërkohë Ngjela komentoi edhe deklaratën e të dërguarit të SHBA-së Gabriel Escobar, që sipas tij, e bëri të qartë se SHBA nuk do të bashkëpunojë kurrë me drejtuesin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha.

“Ajo e kaluara që thotë Escobar do të thotë neveri se është non-grata. Se çdo të bëjnë shqiptarët do ta shikojmë. Këta e marrin këtë si ndërhyrje në punët e brendshme. Broçkulla. Po je në NATO, sovraniteti është i kufizuar, për të shkuar nga të duash. Ky është veprimi i sllavit. Jemi në momentin e korrupsionit. Këta janë të trembur se çfarë do të ndodhë më këta”, nënvizoi Ngjela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat