Eksperti i ekonomisë, Pano Soko në një intervistë për Panorama TV tha se premtimi i kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave dhe shpërblimi për pensionistët me 5 mijë lekë do të mbetet thjesht në kuadrin e propagandës deri në momentin kur ky i fundit të shpjegojë se ku do i gjejë paratë, pasi nuk ishin të parashikuara në projektbuxhetin e miratuar për vitin 2023.
Soko tha se kryeministri u bëri rezistencë kërkesave tq qytetarëve disa muaj më parë për uljen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve, edhe pse nga këto të fundit qeveria arkëtoi në buxhet rreth 500 milionë euro dhe se Rama nuk u kujtua për personat në nevojë që ti dëmshpërblinte.
Sakaq shtoi se dy rrugë janë nëse qeveria do të zbatojë premtimin për pagat, ose do të shkurtohen shpenzimet ose do të rrisë taksat për qytetarët.
Bonusi për pensionistët a është i ligjshëm?
Ne nuk kemi pasur që ndalonte qeverinë të ndërmerrte iniciativa të tilla, më 2021 e miratuam nuk e kuptoj vetë. Pse e miraton kur e shkel? Edhe në 2021 nuk e respektoi dhe për tërmetin u shpërndanë në ditë zgjedhje, tani u kujtua për pensionistët. A thua ti tani erdhi inflacioni, qeveria u fsheh kur qytetarët u kërkonin uljen e naftës. Në ditë normal, qeveria e tha bëni çfarë të doni, unë taksat nuk i ul dhe shpërblime nuk jap. Qeveria kur u rritën çmimet arkëtoi 500 milionë euro, dhe nuk u kujtua për personat e nevojës. Tani në zgjedhje kujtohet, e njëjta gjë dhe për pagat. Pagat që rriten vetvetiu pa programim, nëse do e kishte në plan do e kishte bërë në projektbuxhet. Nuk e parashikoi, kjo tregon se nuk ka qenë lëvizje e menduar dhe studiuar, iku buxheti u miratua dhe nuk u tha asgjë.
A ishte për efekt propagande?
I rrit pagat me një të frytë gishtat, nuk dihet ku do i gjejë paratë kryeministri. Kur miratohet buxheti, dihet ku do shkojnë gjithë paratë e mbledhura. Ku do i gjejmë vitet shtesë, kujt do ja shkurtojmë shpenzimet apo do rriten taksat. Nuk ka rrugë tjetër, këtë nuk e ka bërë të qartë pasi nuk e di. Është vështirë ta besosh nëse nuk e di ku do gjenden lekët.