Aksident në aksin Kapshticë-Bilisht, makina del nga rruga, plagosen dy persona

Shqipëria

Aksident në aksin Kapshticë-Bilisht, makina del nga rruga, plagosen dy persona

Më: 5 maj 2023 Në ora: 14:52
Aksident

Një aksident është regjistruar në afërsi të Kapshticës pasditen e sotme. Sipas informacioneve nga policia aksidenti ndodhi në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, ku shtetasi A. Ç., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi A. Ç., dhe shtetasi Dh. Ç., rreth 23 vjeç, pasagjer në automjet, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Nga spitali konfirmohet se që të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat