Kapet në Pire kontejneri me mijëra produkte false me logon e “Disney”, kishte destinacion Shqipërinë

Shqipëria

Kapet në Pire kontejneri me mijëra produkte false me logon e “Disney”, kishte destinacion Shqipërinë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Departamenti i krimit ekonomik në doganat greke ka sekuestruar në portin e Pireut një kontejner me mijëra produkte me logon “Disney” të falsifikuar.

Autoritet thanë se ngarkesa kishte mbërritur në portin e Pireut dhe kishte destinacion Tiranën.

Pasi është kryer kontrolli fizik, ka rezultuar se ngarkesa ishte e përbërë prej mijëra lodrave për fëmijë me logon “Disney”, por që në fakt rezultoi se ishin të falsifikuara.

Menjëherë ngarkesa u sekuestrua,ndërsa ka nisur procedimi ndaj kompanisë Shqiptare që rezulton edhe porositëse e mallit.

Autoritetet Greke thonë se Shqipëria është një parajsë e markave të falsifikuar të produkteve të markave prestigjoze botërore pasi në vend kontrollet doganore të markave janë pothuaj inekzistente.

Vetëm pak ditë më parë në portin e Pireut u sekuestruan 10 kontejnerë me 145.000 shishe me pije alkoolike të falsifikuara që kishin destinacion vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat