Policia e Elbasanit është alarmuar sot pas një telefonate se një person përbënte rrezikshmëri.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Shushicës.
Mësohet se një person, që dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor ka vënë në lëvizje blutë e Elbasanit.
Raportohet se personi në fjalë, identiteti të cilit nuk dihet, është mbyllur në banesën e tij, ndërkohë që aty janë gjetur dhe dy kallëpe tritoli. Priten të tjera detaje.