Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë, ku një 69-vjeçar ka ndërruar jetë, pasu dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se i moshuari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht teksa po shkonte në stanin e tij në një zonë malore.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Bolenë, në një zonë malore, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke shkuar për në stanin e tij, shtetasi P. G., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.