Berisha kundër HEC Skavica! Fushata në Dibër, kërkon votë kundër projektit amerikan

Shqipëria

Berisha kundër HEC Skavica! Fushata në Dibër, kërkon votë kundër projektit amerikan

Më: 5 maj 2023 Në ora: 21:29
Sali Berisha

Sali Berisha i rrëfeu dibranëve se e do Dibrën më shumë se ta.

“Thirrja ime për dibranët, ta doni Dibrën sa e do Sali Berisha.”– tha Berisha

Provat e dashurisë i kërkoi që t’ia vërtetonin me 14 maj duke kundërshtuar me votë projektit amerikan të Hidrocentralit të Skavicës.

Hidrocentrali i Skavicës është mbytja e Dibrës. Edi Rama bërë gjithçka të zhduki  Dibrën. Jam i bindur se do të dështojnë dhe kësaj here. Ftoj dibrane dhe dibranë në këmbë të votoni më 14 maj, jo për partitë, por Dibrën, për të ardhmen, për të sotmen tuaj.”– tha Berisha.

Pasi i la porositë e tij dibranëve  u zhvendos në Bulqizë, ku kishte dy fjalë  për drejtuesen  politike të Partisë Socialiste në këtë qark.

Unë ia them sot: Belinda Balluku, do të përgjigjesh gjer më një si kriminele elektorale, si Edi Rama, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu, Damian Gjiknuri.”– u shpreh Berisha.

Turin elektoral e vijoi në  Mat, ku më një rruge kreu dy punë, pasi prezantoi edhe kandidatin e Klosit.

“Ju garantoj se pas 14 majit, pas fitores së Bedri Hoxhës dhe Skënder Gjucit, Edi Rama do t’i ketë javët e numëruara. Fitimtarë do shkojmë në zgjedhje të përgjithshme.”– tha Berisha.

Por, para  zgjedhjeve kërkon një debat publik me Edi Ramën.

 “Edi Rama nuk del dot me Sali Berishen , sepse ka  firmosur paf-paf-paf e fap-fap-fap.  Edhe u në kam firmosur mbi 7000 vendime, por kam firmosur duke menduar 7 herë e firmosur 1 herë. Mendon se me fjalorin tënd prej halabaku do të tërheqësh vëmendjen nga vjedhjet.”- tha Berisha.

Në rrugën e kthimit  për kryeqytet, Berisha ndali hapin ne Mamurras për të prezantuar kandidatin Behar Haxhia dhe në Krujë, ku kërkoi votën për Agron Lokën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat