Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka zbuluar se cilët janë personat e vetëm të larguar nga Partia Demokratike.
Në një intervistë për gazetaren Merita Haklaj, Berisha është shprehur se ish- kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetari aktual i komanduar i saj, Enkelejd Alibeaj, janë vegla të Edi Ramës dhe janë të vetmit që janë përjashtuar nga Partia Demokratike.
Ai u shpreh se ata nuk kanë asgjë të përbashkët me PD-në.
“Edi Rama po përpiqet me çdo kusht që të mbahet si i mbyturi në fijen e barit, kapet me Bashën dhe Alibeajn, me disa vegla që nuk kanë asgjë të përbashkët me PD. Vetëm Basha dhe Alibeaj, bashkë me kandidatët e tyre, janë të përjashtuar nga partia, asnjë tjetër. Të tjerët janë deputetë dhe anëtarë partie, me diversitet mendimi dhe me lirinë për të thënë çfarë të duan”, deklaroi Berisha.